Po ngarkohet…
Po ngarkohet…
Nismë e pavarur qytetare
Platforma Shqiptare është një nismë e pavarur qytetare ku qytetarët propozojnë dhe vetëpropozohen si ekspertë të fushave të ndryshme, diskutojnë për ide e zgjidhje për problemet e vendit. Shqipëria i ka ekspertët, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shqiptarët i kanë idetë, i kanë edhe zgjidhjet! Le t'i bëjmë bashkë!
Vetëpropozohu ose propozo ekspertë. Diskuto ide. Ndërto zgjidhje për Shqipërinë që meritojmë të gjithë!
Kjo platformë bazohet në një bindje të thjeshtë: Shqipërisë nuk i mungojnë njerëzit e aftë, por mekanizmat që i bëjnë ata të dukshëm, i lidhin me njëri-tjetrin dhe u japin mundësinë të kontribuojnë për të mirën publike. Akademikë, studiues, profesionistë, sipërmarrës, inxhinierë, mjekë, juristë, ekonomistë, pedagogë, artistë, ekspertë të teknologjisë dhe shumë të tjerë përbëjnë një kapital të jashtëzakonshëm njerëzor që meriton të dëgjohet dhe të angazhohet.
E lidhur me aktualitetin politik të vendit, kjo platformë do të shërbejë edhe si një bazë e rëndësishme e identifikimit të ekspertëve dhe kontribuesve për një qeveri teknike apolitike.
Përshkruaj problemin dhe zgjidhjen që propozon, zgjedh një fushë dhe, nëse do, ngarko dokumente mbështetëse.
Qytetarët e tjerë e mbështesin idenë, komentojnë pro, kundër ose neutral dhe mund të propozojnë zgjidhje.
Ekspertë të fushës propozohen ose vetëpropozohen për idenë. Kontakti vijon jashtë platformës.